+355 45301358 Na telefono, Konsultimi është Falas!

Llojet e dëmeve në aksidente rrugore

A e dini që mund të kërkoni dëmshpërblim për më shumë se disa lloje dëmesh? Nga dëmet materiale tek ato psikologjike e ekzistenciale — Valore siguron që asnjë e drejtë e juaja nuk mbetet pa kërkuar.

30+ Vite përvojë
0 € Kosto paraprake
100% Përkushtim
Llojet e dëmeve në aksidente rrugore

Shumica e njerëzve nuk i njohin të gjitha llojet e dëmeve që mund të kërkojnë.

Kur pësoni një aksident rrugor, dëmet nuk janë vetëm materiale. Ligji shqiptar njeh disa kategori të ndryshme dëmesh — nga dëmet biologjike dhe fizike, tek dëmet morale, psikologjike, dhe ekzistenciale. Secila kategori vlerësohet veçmas dhe kontribuon në shumën totale të dëmshpërblimit.

Kompanitë e sigurimeve shpesh përllogarisin vetëm dëmet materiale të dukshme, duke lënë jashtë vuajtjen emocionale, ndryshimin e cilësisë së jetës, dhe pasojat psikologjike afatgjata. Me Valore, çdo lloj dëmi dokumentohet, vlerësohet, dhe kërkohet me profesionalizmin më të lartë.

Nëse keni pësuar një aksident rrugor, është thelbsore të kuptoni të gjitha llojet e dëmeve që mund të kërkoni — sepse dëmshpërblimi i plotë përfshin shumë më tepër se sa riparimi i makinës ose faturat spitalore.

Zbuloni të drejtat tuaja
Llojet e dëmeve në aksidente rrugore - konsultim ligjor

Njihni të gjitha të drejtat tuaja?

Mund të keni të drejtë për dëmshpërblim më të lartë se sa mendoni. Konsultë falas, pa asnjë detyrim.

Pesë llojet kryesore të dëmeve në aksidente rrugore

Ligji shqiptar njeh kategori të ndryshme dëmesh që mund të kërkohen pas një aksidenti rrugor. Kuptimi i secilës kategori është hapi i parë për të siguruar dëmshpërblimin e plotë.

Dëme biologjike
(fizike)

Dëmi biologjik përfshin çdo dëmtim të integritetit fizik dhe psikik të personit — nga frakturat dhe lëndimet e organeve, tek paaftësia e përhershme dhe invaliditeti. Vlerësohet nga mjeku ligjor në përqindje paaftësie, e cila përcakton drejtpërdrejt shumën e dëmshpërblimit. Kjo është baza e çdo kërkese për dëmshpërblim në aksidente rrugore.

Dëme materiale
(pasurore)

Dëmet materiale përfshijnë të gjitha humbjet financiare të matshme — dëmtimi i automjetit, shpenzimet mjekësore, të ardhurat e humbura nga pamundësia për të punuar, si dhe kostot e rehabilitimit. Këto janë dëmet më të lehta për t'u dokumentuar me fatura dhe dëshmi.

Dëme morale
(emocionale)

Dëmi moral përfshin vuajtjen shpirtërore, dhimbjen emocionale, ankthin, dhe streset që përjeton i dëmtuari ose familjarët e tij pas aksidentit. Edhe në rastet e vdekjes së të afrmit, familjarët kanë të drejtën e dëmshpërblimit për dëmin moral.

Dëme psikologjike

Dëmet psikologjike përfshijnë stresi post-traumatik (PTSD), depresioni, fobia nga udhëtimi, çrëgullime të gjumit, dhe ankthi kronik. Këto dëme dokumentohen nga specialistë të shëndetit mendor dhe kompensohen veçmas nga dëmi moral.

Dëme ekzistenciale
(cilësia e jetës)

Dëmi ekzistencial njeh ndryshimin e cilësisë së jetës pas aksidentit — pamundësinë për të kryer aktivitete të përditshme, humbjen e hobitëve, ndikimin në marrëdhëniet familjare, dhe kufizimin e jetës sociale dhe profesionale.

Pse Valore

Pse na zgjedhin klientët tanë?

Valore nuk është thjesht një studio ligjore — jemi ekspertë të specializuar ekskluzivisht në dëmshpërblimin e aksidenteve rrugore në Shqipëri.

Zero rrezik ekonomik

Nuk paguani asgjë nëse nuk fitojmë çështjen tuaj. Ne paradhënim të gjitha shpenzimet — mjek ligjor, ekspertë, procedura administrative.

30+ vite përvojë

Përvoja e Valore SpA në Itali dhe Europë na jep avantazhin e njohjes së thellë të proceseve të dëmshpërblimit dhe negociatave me sigurimet.

Ekip i dedikuar

Çdo klient ka një ekip personal — ekspert dëmshpërblimi, mjek ligjor, dhe avokat — që punojnë së bashku vetëm për rastin tuaj.

Konsultë falas

Vlerësimi fillestar i rastit tuaj është plotësisht falas dhe pa asnjë detyrim. Ju informojmë për të drejtat tuaja brenda 24 orëve.

Dëmshpërblim maksimal

Negociojmë me kompanitë e sigurimeve për shumën më të lartë të mundshme — ofertat e para shpesh janë 40-60% më të ulëta se vlera reale.

Konfidencialitet total

Të dhënat tuaja personale dhe mjekësore trajtohen me konfidencialitetin më të lartë, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave.

Pyetje të shpeshta mbi llojet e dëmeve

Gjithçka që duhet të dini për kategoritë e ndryshme të dëmeve në aksidentet rrugore në Shqipëri.

Në legjislacionin shqiptar, pas një aksidenti rrugor mund të kërkohet dëmshpërblim për pesë kategori kryesore dëmesh: dëme biologjike (dëmtimi i integritetit fizik dhe psikik), dëme materiale (humbjet financiare dhe pasurore), dëme morale (vuajtja shpirtërore dhe emocionale), dëme psikologjike (stresi post-traumatik, depresioni, ankth), dhe dëme ekzistenciale (ndryshimi i cilësisë së jetës). Secila kategori vlerësohet veçmas dhe kontribuon në shumën totale të dëmshpërblimit. Kontaktoni Valore për një vlerësim falas të të gjitha dëmeve tuaja.
Dëmi biologjik përfaqëson dëmtimin e integritetit psiko-fizik të personit. Kjo përfshin frakturat, lëndimet e organeve, paraftësinë, invaliditetin e përhershm, dhe çdo dëmtim tjetër që ndikon në funksionimin normal të trupit. Vlerësohet nga një mjek ligjor i certifikuar që përcakton përqindjen e paaftësisë — si të përkohshme ashtu edhe të përhershme. Kjo përqindje është faktori kryesor në llogaritjen e dëmshpërblimit. Për shembull, një paaftësi e përhershme prej 20% në një person 30 vjeç mund të rezultojë në një dëmshpërblim të konsiderueshëm. Mësoni më shumë për dëmtimet e rënda.
Dëmet materiale (ose pasurore) përfshijnë të gjitha humbjet financiare të matshme që vijne si pasojë e aksidentit. Këtu hyjnë: dëmtimi ose shërimi i automjetit, shpenzimet mjekësore (spitali, ilaçe, rehabilitim, fizioterapi), të ardhurat e humbura për shkak të pamundësisë për të punuar, kostot e transportit për vizita mjekësore, si dhe çdo shpenzim tjetër që lidhet drejtpërdrejt me aksidentin. Këto dëme dokumentohen me fatura, kupona fiskale, vërtetim të ardhurave, dhe dëshmi të tjera financiare.
Edhe pse shpesh ngatërrohen, dëmi moral dhe dëmi psikologjik janë dy kategori të ndryshme. Dëmi moral përfshin vuajtjen shpirtërore, dhimbjen emocionale, dhe ankthin që përjeton i dëmtuari si pasojë e drejtpërdrejtë e aksidentit — është më shumë një gjendje emocionale. Dëmi psikologjik, në anën tjetër, përfshin çrëgullime të diagnostikuara si stresi post-traumatik (PTSD), depresioni klinik, fobitë, dhe çrëgullime të gjumit. Dëmi psikologjik dokumentohet nga psikologë ose psikiatër dhe vlerësohet me raporte klinike specifike. Të dy llojet kompensohen veçmas.
Dëmi ekzistencial njeh faktin që aksidenti ka ndryshuar thelbsisht cilësinë e jetës së të dëmtuarit. Kjo përfshin pamundësinë për të kryer aktivitete të përditshme që më parë ishin normale — si sporti, hobi të, udhëtimet, jetës sociale, dhe marrëdhëniet familjare. Për shembull, një person që nuk mund të luajë më me fëmijët, nuk mund të bëjë sport, ose nuk mund të udhëtojë, ka të drejtën e dëmshpërblimit për dëm ekzistencial. Të drejtën e kanë si i dëmtuari ashtu edhe familjarët e tij të afërt. Mësoni më shumë për dëmet e përhershme.
Po, absolutisht. Në fakt, kjo është qasja që rekomandojmë fuqimisht. Shumë njerëz bëjnë gabimin e kërkimit vetëm të dëmeve materiale, duke lënë jashtë dëmet biologjike, morale, psikologjike, dhe ekzistenciale. Një kërkesë e plotë për dëmshpërblim duhet të përfshijë të gjitha kategoritë e dëmeve që janë të zbatueshme për rastin tuaj. Kjo mund të rrisë ndjeshëm shumën totale të dëmshpërblimit. Valore siguron që asnjë kategori dëmi nuk lihet pa kërkuar.
Dëmshpërblimi për dëme morale në Shqipëri llogaritet duke marrë parasysh disa faktorë: rëndësinë e lëndimit, kohëzgjatjen e vuajtjes, ndikimin në jetën e përditshme, moshën e të dëmtuarit, dhe rrethanat specifike të aksidentit. Ndryshe nga dëmet materiale që llogariten me fatura, dëmi moral vlerësohet në bazë të tabelave të dëmshpërblimit dhe praktikës gjyqësore. Ekspertët e Valore sigurojnë që vuajtja juaj emocionale të dokumentohet drejtë dhe të vlerësohet në nivëlin më të lartë të mundshme.
Të drejtën për dëmshpërblim e ka jo vetëm personi i dëmtuar drejtpërdrejt, por edhe familjarët e tij të afërt. Në rastet e vdekjes nga aksidenti, familjarët kanë të drejtën për dëmshpërblim për dëme morale (vuajtja për humbjen e të afrmit), dëme materiale (humbja e të ardhurave familjare), dhe dëme ekzistenciale (ndryshimi i jetës familjare). Edhe në rastet e dëmeve të përhershme, bashkëshortët dhe fëmijët mund të kërkojnë dëmshpërblim për ndikimin që ka pasur aksidenti në jetën e tyre.
Sipas legjislacionit shqiptar, afati i parashkrimit për kërkesa dëmshpërblimi nga aksidentet rrugore është zakonisht 3 vjet nga data e aksidentit. Ky afat vlen për të gjitha llojet e dëmeve — materiale, biologjike, morale, psikologjike, dhe ekzistenciale. Megjithatë, në rastet kur dëmi zbulohet më vonë (p.sh., dëme psikologjike që shfaqen muaj pas aksidentit), afati mund të fillojë nga momenti i zbulimit. Është e rëndësishme të veproni sa më shpejt. Na kontaktoni sot për të mos humbur afatet.
Kompanitë e sigurimeve shpesh përpiqen të minimizojnë ose të injorojnë dëmet morale dhe psikologjike sepse janë më të vështira për t'u matë me fatura. Ato shpesh ofrojnë shuma simbolike ose i përfshijnë dëmet jopasuriore brenda një oferte të përgjithshme të ulët, duke shpresuar që i dëmtuari do ta pranojë pa e ditur vlerën e plotë. Kjo është pikrisht arsyeja pse është thelbsore të keni një ekspert dëmshpërblimi si Valore që njeh mirë këto taktika dhe negocion në emrin tuaj për vlerën e plotë të çdo lloj dëmi.

Mos humbni asnjë dëmshpërblim që ju takon

Shumica e njerëzve nuk kërkojnë të gjitha llojet e dëmeve që u takojnë. Kontaktoni Valore sot për një vlerësim të plotë dhe falas të çështjes suaj.

Konsultë falas
Pa kosto paraprake
Përgjigje brenda 24h